Categories Lajme

“Kisha tre vite që jetoja i qetë”, vlonjati çudit Gjykatën: Nuk e dija se kisha dy dënime të përjetshme

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Vlorës, seanca ndaj Bardhosh Lutaj alias Mino, i cili u arrestua pak ditë më parë në qytetin bregdetar, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

Mino është njohur sot me dënimin me dy burgime të përjetshme, për vrasjen e dy turistëve britanikë në Greqi.

Ajo që përbën habi është fakti se Mino ka deklaruar në Gjykatë se ai nuk ishte në dijeni të dënimeve që kishte marrë.

“Nuk dija asgjë për dënimin. Kam tre vite që jetoj i qetë në Vlorë, kam krijuar dhe familje”, është shprehur Mino.

PROFILI I BARDHOSH MINO:

Bardhosh Lutaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke dhe që u vu në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.

Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim dhe vrasjen e dy turistëve anglez në Patra të Greqisë.

Këto akuza rendojnë mbi të për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek. Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje gjykata e shkallës së parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.
Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe një arratisje nga burgu i Greqisë në kohën kur vuante dënimin për ngjarjen e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë, pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri teksa dënimin do ta vuajë në Shqipëri kjo për faktin sepse midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje për ekstradime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME