Categories Lajme

Përplasja me trafikantët shqiptarë, pritet mbërritja e forcave speciale greke. Mobilizohen dhe forcat DELTA

Pas përplasjes me armë zjarri mes policisë greke dhe disa trafikantëve shqiptarë ku njëri prej tyre mbeti i vrarë dhe një polic grek u plagos lehtë nën sqetull , policia greke ka vënë në gadishmëri gjithë forcat kufitare për kapjen 4 trafikanëtve shqiptarë.

Për kapjen e tyre pritet edhe mbërritja e forcave speciale greke EKAM. Ndërkohë edhe në Gjirokastër ka forca të shtuara të policise ku janë të pranishme dhe forcat DELTA

Policia greke thotë se në vendngjarje ka gjetur dy kallashnikovë dhe se vazhdon ndjekjen ndaj 4 shqiptarëve të tjerë. Gjithashtu në vendgjarje  janë gjetur 100 kg marijuanë.

“Kemi gjetur 2 Kallashnikove ne vendin e ngjarjes. Po vazhdojmë kerkimin për shqiptaret. Po tentojnë të futen në Shqipëri.

Jemi në ndjekje te 4 shqiptarëve. Ne vendngjarje mund te jene rreth 100 kg marijuana. Eshte rrethuar zona e Pogonit ne Janine”, njofton policia greke.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit që ka mbetur i vrarë në shkëmbim zjarri.

Kujtojmë që më pak se 1 muaj më parë në Bularat u vra minoritari grek Kostandinos Katsifas në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare. Katsifas pasi kishte qëlluar mbi policinë vendore të Gjirokastrës nuk i ishte bindur as urdhrit të RENEA-s për tu dorëzuar, por kishte qëlluar mbi ta.

Ngjarja solli shumë tension mes dy vendeve. Në ceremoninë e tij të varrimit morën pjesë rreth 1500 grekë të cilët në kor bënë thirrje raciste ndaj Shqipërisë. Kjo bëri që shteti shqiptar 52 prej shtetasve grekë t’i shpallte ‘non grata’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME