Categories Politike

Përplasje mes mazhorancës, Fino: Po i bëjmë nder opozitës në parlament

Komisioni i Ligjeve rinisi sërish punimet për diskutimin nen për nen të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa opozita parlamentare e braktisi atë për herë të dytë. Por gjatë diskutimeve anëtarët janë ndalur të ndryshimi i nenti 67 ku specifi9kohet se kryetari i partisë apo koalicionit mund të kandidajojë në 4 zona zgjedhore dhe më pas të vendosë.

Bashkim Fino e ka konsideruar si garë jo të barabartë dhe si nder ndaj opozitës në parlament: “Partia dhe kandidati padrejtësisht merr 3 herë vota, imagjinoni sikur kryetar i partisë time të kandidonte në qarqet kryesore të vendit për të marrë sa më shumë vota, atëherë këto vota do të përdoren për partinë. Këtu ka kushte jo të parabarta”.

Gjithashtu fjalën e ka marrë dhe Alekt Hyseni i cili ka theksuar se ky ndryshim nuk ka qenë kërkesë e tyrja po e grupit të zotit Murrizi dhe atij vetë ndaj ata duhet të vendosin nëse i qëndrojnë. “Nisur nga shqetësimi i zotit Fino kryetari i PS-së kandidon vetëm në një qark dhe nuk e ka këtë shqetësim. Ky propozim duhet të votohet nga ata që e kanë propozuar. Nuk ka qenë kërkesë e jona.

Por kryetari i grupit të deputeteëve duhet të bëjë një deklaratë që a u qëndron këtyre ndryshimeve. Le të saktësojmë se propozuesi i qëndron këtij ndryshimi”, tha Hyseni i cili propozoi që të bëhej 5 minuta pushim për të verifikuar nëse Myslym Murrizi do e votojë këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor. Sot në Komisionin e ligjeve po diskutohen dhe ndryshimet e reja në amendimin e Kodit Zgjedhor propozuar nga mazhoranca socialiste

E drejta e kryetarit të partisë apo koalicionit për të kandiduar në 4 zona ishte ndryshimi i katërt që propozoi PS në nenin 67 ku specifikohet se:
KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti së bashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME