Categories Politike

Përplasjet për Kushtetuesen/ Avokati i Popullit: Kemi përgatitur padinë për veprimet e KED

Pas konfliktit të krijuar mes Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Me një reagim të gjatë mbi këtë çështje, Avokati i Popullit ka bërë publike gjetjet paraprake të raportit mbi veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), institucion ky që bën vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati i Popullit duket që është në të njëjtën gjatësi vale me pretendimet e Metës, i cili ka pohuar se është ushtruar presion ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ky institucion thotë se ka përgatitur padi për veprimet e KED-së në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ky institucion thekson se KED-ja dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e Presidentit, Kuvendit apo Gjykatës së Lartë për të përzgjedhur gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese. Më tej, Avokati i Popullit thotë se çdo institucion duhet të ushtrojë funksionet veta të pavarura dhe pa iu imponuar institucioneve të tjera, ndërsa shton se renditja e KED-së për kandidatët nuk është një “fletë rrufe” detyruese për përzgjedhjen përfundimtare.

“Nga ana tjetër, as KED si organ kushtetues dhe aq më pak një anëtar i vetëm i saj nuk mund të ngushtojë mundësinë e përzgjedhjes të organeve të emërtesës, të cilat janë të sanksionuara si të tilla nga Kushtetuta. Kurrsesi renditja e KED nuk është detyruese, përveçse kur është rasti i përdorimit të mekanizmit zhbllokues.

Por a mund të jetë i justifikuar apo legjitim përdorimi i mekanizmit zhbllokues si qëllim për të kufizuar (madje parapërcaktuar) përzgjedhjen e organeve të emërtesës?

Në gjykimin e institucionit të Avokatit të Popullit, çdokush duhet të ushtrojë funksionet e veta si anëtar i një të tëre, i strukturës së shtetit, pa imponuar vullnetin e tij në zgjedhjet që u takojnë organeve të tjera.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi institucional dhe jo e kundërta, janë në themel të Shtetit të së Drejtës dhe jo konflikti i pandërprerë”,-thuhet mes tjerash në reagimin e Avokatit të Popullit.

Për listën përfundimtare me kandidatët e pikëzuar, Institucioni i Avokati i Popullit thotë se nuk ka asnjë arsye objektive që listat Kuvendit t’i dërgoheshin me 6 ditë vonesë, në krahasim me ato të dërguara tek Presidenti Republikës.

“Për të tërë pjesëmarrësit në këtë proces, nuk ka asnjë shpjegim të asnjë lloji (as publik dhe as në mbledhje pa praninë e të tretëve), se çfarë shkaktoi dërgimin e listave përfundimtare për te organet e emërtesës gjegjësisht ditë pas datës 21.9.2019, (pra pas 15 ditësh Presidentit të Republikës dhe 21 ditësh Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).

Për më tepër të dyja vakancat e Kuvendit, kishin më pak kandidatë në listë se ato të Presidentit të Republikës dhe secila prej kandidatëve në listat e Kuvendit ishte edhe në ato të Presidentit. Pra nuk rezulton të ketë asnjë mundësi, që të mos jenë të njëjtat materiale të listuara dhe vendime të arsyetuara, që tregon se nuk ka asnjë arsye objektive që listat Kuvendit t’i dërgoheshin me 6 ditë vonesë, në krahasim me ato të dërguara Presidentit të Republikës”, thuhet në reagim.

Gjithashtu temë tjetër që nënvizon Avokati i Popullit është edhe procesi i vettingut, për të cilin thotë se përplasjet mes institucioneve kanë prodhuar dobësim.

Më tej Avokati i Popullit iu bën thirrje institucioneve që të punojnë ngushët për përfundimin e reformës në drejtësi.

“Pikërisht për këtë arsye jemi të mendimit se puna mjaft e madhe e bërë nga shumë institucione shtetërore, si për proçesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu edhe atë të ngritjes së institucioneve të reja të parashikuara nga legjislacioni i Reformës në Drejtësi, po dobësohet pikërisht nga përplasjet institucionale të ndodhura gjatë proçesit për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”-thuhet në gjetjet e Avokatit të Popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME