Categories Kuriozitete

Përputhja e personazheve të “Game of Thrones” me 50 vende europiane, mes tyre edhe Shqipëria

Bota e “Game of Thrones” ka shumë karaktere të ndryshme, ku secili ka një personalitet dallues ashtu siç kanë edhe shtetet nga njëri-tjetri.

Faqja “Fansides” i ka përshtatur 50 personazhet e “Game of Thrones” me 50 shtete europiane, ku padyshim bën pjesë edhe Shqipëria.

E personazhi që i përshtat më shumë Shqipërisë është Barristan Selmy.

Për të shkruhet:

“Nuk është diçka e lehtë për Shqipërinë, por a e dini se për momentin më shumë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit se sa në vendlindje?!
Ndërkohë që në Shqipëri jetojnë rreth 3 milion banorë, vlerësime të ndryshme tregojnë që shtatë deri në dhjetë milion shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës.

E në përputhjen e 50 karaktereve nga filmi “Games of Thrones” me 50 vende europiane, mund të themi se Barristan Selmy mund ta kuptojë mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Megjithëse ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Westeros, kur Joffrey e hoqi atë nga posti i tij në Kingsguard, Selmy përmes një dredhie bashkoi forcat me Daenerys Targaryen në Astaporin e largët.

Barristan Selmy kaloi pjesën tjetër të jetës jashtë shtetit për t’i shërbyer kauzës së tij.

Por, jetesa në një vend të huaj nuk është e vetmja gjë që Selmy ka të përbashkët me Shqipërinë.
Bunkerët ushtarakë janë një atraksion i madh turistik në këtë vend dhe Barristan është një njeri që do paguante për të vizituar ata bunkerë në Shqipëri.

Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime gjatë dekadave të fundit, ku është qeverisur nga një doktor dhe tani nga një piktor si Edi Rama, të cilët dashje pa dashje i kanë dhënë vendit format sipas botëkuptimi të tyre dhe kjo ka bërë që Shqipëria të ndryshojë shumë nga një vit në tjetrin.

Selmy padyshim e kupton se çdo të thotë ndryshim. Ai çrrënjosi gjithë jetën e tij kur Joffrey hodhi poshtë. Më pas Selmy duhet të rivlerësonte atë që ishte më rëndësishmja për të në mënyrë që të arrinte qëllimet e tij.”/JOQ

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME