Categories Kuriozitete, Lajme

Përqafimi i vëllait binjak i shpëton jetën vogëlushit

Lindja e parakohshme dhe pesha shumë e vogël, nuk i dhanë aspak shpresë mjekëve se ky vogëlush do të mbijetonte. Por duket se një përfaqim prej vëllait të tij binjak bëri që përmirësimi i shëndetit të Deiniol të ishte i menjëhershëm. Nëna e dy djemve beson se ishte pikërisht përqafimi i vëllait që i dha jetë të voglit të saj, që lindi vetëm 700 gram. BCC shkruan se binjakët nga Anglia, kishin lindur 15 javë më herët, por pak pasi u futën inkubator, gjendja e Deiniol u përkeqësua, ndërsa Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme. Hannah, nëna e djemve, tha se e gjithë kjo përvojë ishte e tmerrshme dhe se askush nuk e kishte parashikuar lindjen kaq herët.

“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”. Nëna shprehet tejet e lumtur që tashmë dy djemtë e saj janë me shëndet të mirë dhe kanë mundur të festojnë së bashku ditëlindjen e parë. Ndërkohë praktika e vendosjes së binjakëve në inkubatorë së bashku, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tyre, kryhet gjerësisht në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME