Categories Opinion

Përse nuk del Klan te televizori im i sapo blerë, Nga Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Kush po rishet mall të shitur një herë në tregun televiziv! Për njoftim Autoritetit të Mediave Audiovizive
Faleminderit miq që më sqaruat se përse nuk më del tv Klan te televizori im i sapo blerë. Kujtova se ma kishin hedhur duke më shitur një aparat me defekt! As më hyn as më del! Por prisni se dardha e ka bishtin mbrapa, nuk e ka përpara! Më thonë se tv Klan paska lajmëruar, ndofta edhe dikush tjetër se ka kaluar te platforma Tring! Po pse lajmërim është ky mo, me ca titra në ekran? Pse gjithë ditën para Klanit do të qendroj unë të lexoj titrat? Unë jam klient, dixhitalbi më njofton në kanalet e mia si klient. Ku t’i lexoj njoftimet kur unë nuk e kap më Klanin! Nuk e kap më klanin! As klani nuk më kap mua!

Pastaj edhe një proçkë tjetër: Paska kaluar te Tringu! Puna e tyre. Pse ke Tringu do të shkojë të ndjeki stacionet që emigrojnë sipas stinës klienti? Dakord edhe Tringun mund ta kisha blerë, por ama ja që kisha blerë aparatin dhe paketën e Dixhitalbit. Tani më duhet të blej edhe Tringun unë? Lëre po se çfarë na paskan bërë!!! Për tringun duhet tani një mrrokull më vete, një abonim më vete, për dixhitalbin më vete, pas shtatorit për kanalet e lira pa pagesë një më vete!!!

O njerëz a jeni në vete? Pse mo tre mrrokulla do të blejë klienti? Që sa herë të ndryshojë kanal të heqi e të verë fisha? Apo këta edhe telekomandën, shpikjen e njerëzimit, na e nxorrën tepër!!! Apo të blejmë nga tre tv për cdo dhomë me tre ekrane, një për dixhitalbin, një për tringun, një për tv shqiptar? Me tre telekomanda për të mos lëvizur nga divani me një kavanoz farash kungulli përpara! Një zonjë a zonjushë në postimin e mëparshëm kishte përfituar edhe na bënte edhe marketing për Tringun!

Nuk kam asgjë për Tringun, por ajo zonjë a zonjushe merr vesh nga marketingu sa merr vesh edhe qeni im nga drejtimi i automobilit!!! O zonjë mos më thuaj hajde te Tringu se të padis te AMA, sepse mua po m’a shet tv Klanin dy herë, një herë e kam blerë te dixhitalbi dhe njëherë po më thuaj hajde bleje te unë përsëri. Për mua je duke shitur mall të shitur njëherë!!! E di si quhet kjo o zonjë??? O AMA, aman ndërhyj se këtu po shiten domate të shitura!!! Po masakrohet klienti! A keni pak mëshirë apo jo?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME