Categories Kulture

“Personalitete që frymëzojnë” Përkujtohen në Fier Prof. Dr. Thanas Fureraj dhe Thoma Binjaku “Mësues i merituar” 

“Personalitete që frymëzojnë”

Përkujtohen në Fier Prof. Dr. Thanas Fureraj dhe Thoma Binjaku “Mësues i merituar” 

Më 31 gusht 2023 në sallën e konferencave të Hotel “Fierit” u mbajt veprimtaria kulturore me titull: “Personalitete që frymëzojnë”. Ky ju kushtua dy figurave të shquara të komunitetit arumun të qytetit të Fierit: Prof. Dr. Thanas Fureraj dhe Thoma Binjaku “Mësues i merituar”.

Veprimtaria kulturore e organizuar nga Fondacioni H. Martineau mbajt pikërisht në Ditën e Gjuhës Rumune, ditë që   festohet nga rumunët e kudondodhur në të gjithë botën. Të pranishëm në takim ishin pjestarë të  komunitetit arumun, miq, bashkëpunëtorë të dy figurave të nderuara, studentë të institucioneve arsimore të Rumanisë, drejtues organizatash të shoqërisë civile etj. I pranishëm në takim ishte z. Adrian Dënçilë (Adrian Dancila), Konsulli i Rumanisë në vendin tonë.

Në fjalën drejtuar të pranishmëve konsulli i Rumanisë në vendin tonë z. Adrian Dënçilë shprehu falënderimin për ftesën në këtë aktivitet që organizohej në Ditën e Gjuhës Rumune dhe theksoi mbeshtetjen që Rumania jep për arumunët në Shqipëri.  Z. Dëncilë vuri në dukje programin e studimeve në institucionet universitare rumune, organizimin e kampeve verore për arumunët nga gjithë bota si dhe mbështetjen e aktiviteve të ndryshme që jep misioni diplomatik në Shqipëri”. “Rumania nuk i harron asnjëherë arumunët që jetojnë jashtë kufijve të saj”, u shpreh Konsulli i Rumanisë në Shqipëri z.Dënçilë.

Më tej u vijua me kumtesat e mbajtura për të pranishmit nga familjarë të dy personaliteteve të nderuara. Z. Elior Fureraj foli mbi figurën e Prof. Dr. Thanas Furerajt dhe rolin e tij në drejtim të mbështetjes njerëzore që ai zhvilloi gjatë gjithë jetës së tij.  z. Julis Binjaku që ju drejtua të pranishmëve në dialektin arumun, foli mbi kontributin e Thoma Binjakut në drejtim të ruajtjes së gjuhës dhe traditave arumune.

Mesazhet përshëndetëse për këtë takim u përcollën nga z. Luci Këri, nga fshati Sqepur i Beratit i cili foli mbi vecantinë e këtij fshati ku jetojnë familje arumune të lidhura fort me gjuhën dhe traditën. Fjalën në takim e mori dr. Asqeri  Llanaj nga Vlora i cili u ndal në kontributin e arsimtarit, mikut që në vitet e rinisë Thoma Binjaku si dhe në vlerësimin lart të figurës së mjekut të nderuar prof.dr. Thanas Fureraj.

Lidhur me këtë veprimtari, e para në ciklin e aktivteteve që fondacioni H.Martineau organizon në përkujtim të figurave arumunë të ndarë nga jeta, z. Jani Gusho një ndër figurat kryesore të Shoqatës Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” u shpreh: “Të paharruar. Kujtimi i figurave, që nuk jetojnë, por që kanë dhënë kontribut për çështjen arumune, sidomos për mbajtjen gjallë të gjuhës, konsiderohet një detyrim dhe vlerësim për ta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME