Categories Kuriozitete

Peru, zbulohet gjeoglifi antik

Një gjeoglif antik është zbuluar nga arkeologët në jug të Perusë. Bëhet fjalë për një figurë të madhe maceje, e cila mendohet se është gdhendur rreth 2,000 vjet më parë. Gjeoglifi është pjesë e Linjws “Nazca”, një koleksion me qindra vepra arti misterioze të gdhendura në njëpllajë 250 milje, në jug të Lima-s.

Macja e gdhendur në përmasa rreth 37 metra, bashkohet me një varg vizatimesh të tjera zoomorfe të gjetura në peizazhin e rajonit gjatë shekullit të kaluar, përkatësisht me figurën e një zogu, një majmuni dhe një pelikani. Zbulimi në pllajën që tashmë është destinacion turistik u bë nga punonjësit e mirëmbajtjes.

“Figura ishte e paqartë dhe do të zhdukej si rezultat i vendndodhjes në një shpat mjaft të pjerrët dhe efekteve të erozionit natyror,” thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Kulturës.

Pas procesit të pastrimit, arkeologët zbuluan një seri vijash qëndryshonin në gjerësi nga 30 në 40 centimetra. Stili i saj sugjeron që ajo u krijua midis vitit 200 dhe 100 p.K, në periudhën e vonë të Paracas.

Linjat “Nazca” u krijuan nga njerëzit para-hispanikë që hoqën shtresat e sipërme të shkëmbit dhe zhavorrit për të zbuluar një shtrat me ngjyrë më të çelët poshtë. Figurat e këtij lloji të familjes së maceve gjenden shpesh në ikonografinë e qeramikës dhe tekstileve në periudhën Paracas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME