Categories Sport

Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit në Pejë

Kampiones së vetme Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendit, iu përurua sot në Pejë shtatorja e saj, e ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, falë sukseseve të saj në arenën globale në këtë sport.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të statujës së Majlinda Kelmendit ishin shumë personalitete si: presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos Maruis Vizer, i pari i Federatë së Xhudos të Kosovës Agron Kuka, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e shumë qytetarë të tjerë, raporton Gazeta Express.

Xhudistja Kelmendi u shpreh e emocionuar në përurimin e shtatores së saj në Pejë, ku tha se është e lumtur që statuja iu vendos në këtë qytet ku e filloi rrugëtimin drejt majave botërore e jo në Prishtinë.

Kjo statujë e xhudistes kosovare është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa për lokacionin e saj ishte diskutuar shumë, pasi që trajneri Driton Kuka ishte ankuar pse Komuna e Prishtinës nuk i ka kthyer përgjigje për ta vendosur atë në kryeqytet.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për juve. Ashtu si po e përjetoni ju, unë jam duke e përjetuar edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur”, tha Kelmendi.

“Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën”.

“Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, unë kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME