Categories Lajme

Rama: Familjet me shumë kurora që kanë humbur një shtëpi, do marrin aq banesa sa kanë kurora

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se familjet me më shumë se një kurorë që kanë humbur një shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit do të marrin aq shtëpi sa kanë kurora.

Rama: Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do e kalojnë Vitin e Ri në shtëpi të pakrahasueshme me ato që humbën. Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do marrin aq shtëpi sa kanë kurora. Ky proces do të sigurohet dhe do të monitorohet për të mos siguruar kurora me normë pune.

Shefi i qeverisë deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur.

Rama: Gjëja më e rëndësishme është se nuk kemi probleme financiare për të mbuluar këtë rindërtim që po bëjmë. Duam ta bëjmë model suksesi për të gjithë që të përdoret nga komisioni nesër nëse do ketë larg qoftë fatkeqësi të tjera në vende të tjera. Nuk do gjeni asnjë rast ku qeveria të japë vila falas sipas standarteve të BE atyre që kanë humbur shtëpitë. I fut nëpër kotece dhe nëse kanë humbur shtëpitë i krediton me një grant. Ne shtëpitë do t’i japim falas shumë më të mira se i kishin. Ne nuk do të rindërtojmë vetëm hapësirën e shtëpisë por të gjitha strukturat. Thumana kur ne të japim ccelësim nuk do të ketë lidhje me Thumanë ku ata jetonin. Blloqet e reja të ndërtimit do jenë në të njëjtin nivel cilësie si ato që blejnë të pasurit në Tiranë dhe Durrës dhe do jenë falas. Kjo është sfida jonë. Sot kur sheh Spitallën duket sikur po i çon njerëzit në një hapësirë për lidhje. Nesër do të jetë një zonë e re ekonomike me një park ekoologjik.

Ndërkaq Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se pjesë e Komitetit të Rindërtimit, do të jenë edhe donatorët ndërkombëtarë, duke përmendur SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia.

Ahmetaj: Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi. Për 30 sekonda humbën 7.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Për njësitë individuale do të ketë vetëm 3 modele. Dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër këtij ligji. Fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 mld. Në fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm. Grantet do të koordinohen nga qeveria dhe struktura. KLSH, donatorët që kanë mundësi të auditojnë gjithë programin dhe rregullat financiare që monitorohen nga KE. Edhe në një moment të vështirë si ky nuk e rrisim borxhin publik. Komisioni Shtetëror i Rindërtimit do të zgjerohet me praninë e donatorëve si SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia që do të jenë anëtarë të përhershëm të Komisionit. Instrumenti financiar është fondi i rindërtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME