Categories Showbiz

Pesë divorcet më të shtrenjta në botë

CEO i Amazon, Jeff Bezos – njeriu më i pasur në botë – do të divorcohet nga gruaja e tij prej 25 vitesh, Mackenzie. Bezos vlen më shumë se $137 miliardë dhe edhe nëse pasuria nuk ndahet në mënyrë të barabartë mes dyshes, mund të zërë vendin si divorci më i shtrenjtë në histori. Sidoqoftë, deri kur ndarja të finalizohet, tani për tani, këto janë pesë divorcet më të shtrenjtë.

Dmitry Rybolovlev dhe Elena Rybolovleva, $4.5 miliardë

Pas një beteje ligjore gjashtë vjetore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish bashkëshortes $4.5 miliardë.

Jocelyn Wildenstein dhe Alec Wildenstein, $2.5 miliardë

Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot $2.5 miliard dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua $100 milionë për 13 vitet në vijim.

Bernie dhe Slavica Ecclestone, $1-$1.2 miliardë

Divorci i vitit 2009 mes Bernie Ecclestone, drejtues i një kompanie makinash garash në Britani dhe gruas së tij, modeles sllave Slavica, konsiderohej si një prej më të shtrenjtëve në histori. Është ende e paqartë sa përfitoi ish-bashkëshortja e tij, por përflitet për një shifër mes $1 dhe $1.2 miliardë.

Steve dhe Elaine Wynn, $1 miliardë

Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, akuzuar disa herë për ngacmim seksual, u martua me Elaine-n, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për $1 miliardë.

Harold Hamm dhe Sue Ann Arnall, $975 milion

Harold Hamm, manjat i karburanteve, i dha ish bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall $975 milionë pas ndarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME