Categories Lifestyle

Pesë gjërat, që nuk duhet t’i marrim më si të mirëqena gjatë vitit të ardhshëm

2020 tronditi gjithçka që dinim, duke e bërë jetën tonë të përditshme të panjohur dhe planet tona për të ardhmen të pasigurta. Të gjithë shpresojmë që 2021 të sjellë një ndryshim pozitiv, por e vetmja gjë e sigurtë është se askush prej nesh nuk do të marrë si të mirëqena gjëra të caktuara në vitin e ardhshëm.

  1. Liria

2020-a ka treguar se sa të lirë kemi qenë realisht para se të niste pandemia e koronavirusit. Ne kishim mundësi të pafundme për punë dhe shumë kohë të lirë. Por siç ndodh gjithnjë në jetë, ne fillojmë ta vlerësojmë diçka vetëm pasi e kemi humbur atë.

Në disa vende të botës, ju nuk mund të dilni lirshëm nga shtëpia juaj pa pasur një arsye të fortë. Edhe për të dalë shëtitje në park, duhet të plotësoni një formular të veçantë, ose të merrni përmes telefonit të ashtuquajturën leje të lëvizjes.

Edhe nëse qëllon të jeni një tip i mbyllur dhe nuk dilni shpesh, jemi të sigurt që ju mungon liria e të pasurit mundësinë për të dalë. Mbi të gjitha, ky është thelbi i lirisë, vetëdija se keni mundësi të ndryshme për të zgjedhur.

  1. Familja

Nuk po flasim vetëm për anëtarët e familjes, që kemi humbur nga pandemia. Por edhe për ndarjen fizike. Aktualisht nuk kemi asnjë mundësi për të vizituar më të afërmit dhe më të dashurit tanë që jetojnë në një qytet ose vend tjetër.

Me udhëtimet ajrore që janë kufizuar ose pezulluar, dhe shumë vende në mbarë botën i kanëmbyllur kufijtë e tyre, takimi me prindërit ose vëllezërit e motrat tuaj që jetojnë larg, bëhet një mision gati e pamundur. E kush mund ta imagjinonte që ribashkimi me familjen do të bëhej kaq i vështirë?

  1. Udhëtimet

E njëjta gjë vlen edhe për udhëtimet në përgjithësi. Ne jemi gati të vëmë bast që shumë prej jush janë penduar që nuk e kanë kryer një udhëtim të caktuar që kishin ndërmend duke e shtyrë për “një kohë më të mirë”. Siç po shihet,“kohë më të mira” mund të mos vijnë kurrë.

Nuk duam që të përhapim pesimizëm, pasi shpresojmë që së shpejti do të fitojmë mundësinë për të udhëtuar. Por pandemia e vitit 2020, na ka mësuar se nuk duhet që t’i marrim si të mirëqena liritë themelore dhe mundësitë që kishim pasur që të gjithë më parë. Dhe më e rëndësishmja:ne duhet t’i shfrytëzojmë ato mundësi më shpesh, nëse nuk duam të kemi një jetë plot pendesa.

  1. Stabiliteti

Stabiliteti është ndoshta gjëja më e zakonshme, që ne të gjithë e marrim si të mirëqenë. Ashtu si shëndeti dhe lumturia, ajo është një gjë që ne e vërejmë vetëm kur e humbasim. Dhe kjonuk është e vërtetë vetëm për stabilitetin financiar, por edhe mirëqenien në përgjithësi.

Kur jeta juaj ndjek një kurs të ditur, ju keni luksin të bëni plane dhe të jeni të sigurt mbi të ardhmen tuaj. Tani mendoni pak për njerëzit që përjetuan luftëra. Ata e jetuan jetën e tyre, ranë në dashuri, krijuan familje, ndoqën ëndrrat e tyre, dhe papritmas nuk mund të bënin më asgjë nga ato.

Imagjinoni sa u mungon stabiliteti i para luftës në vendet e tyre. Sigurisht, ne jemi shumë më me fat se sa ata që u detyruan të përballeshin me pasojat shkatërruese të luftërave. Por besoj që edhe ne ndihemi në mënyrë të ngjashme në situatën aktuale. Secili prej nesh ka ndjerë një dëshirë të thellë për botën para-pandemisë dhe jetën normale.

  1. Kontakti njerëzor

Edhe tipat më vetmitarët e kanë të vështirë të qëndrojnë për shumë kohë pa kontakte njerëzore. Tani imagjinoni se sa e vështirë duhet të jetë për ekstrovertët në të gjithë botën për të jetuar pa aktivitetet e tyre të rregullta sociale, si dalja në mbrëmje, festat, dhe bërja bashkëme miqtë e tyre.

Distancimi social po përjetohet nga të gjithë si jonjerëzor, dhe mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tonë mendor. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët, psikika e të cilëve është në fazën e zhvillimit. Shpresojmë që viti i ardhshëm të na japë mundësinë tëribashkohemi me të dashurit tanë, të ndjekim ëndrrat tona dhe të bëjmë plane për të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME