Categories Kulture

Pesë shekuj më vonë, Çfarë fsheh shega në dorën e krishtit?

Gati pesë shekuj larg, Botticelli vazhdon të na habisë. Këtë herë në kryeveprën e tij “La Madonna della melagrana”, sot në muzeun “Uffizi di Firenze”, artisti ka paraqitur anatominë e zemrës brenda frytit që mban në dorë Jezuit fëmijë, pikërisht në pjesën e majtë të gjoksit.

Ku zbulim është arritur nga një studim i botuar në revistën shkencore “Interactive CardioVascular and Thoracic Surgery” nga grupi i kirurgut dhe ekspertit të mjekësisë në art, Davide Lazzeri.

“Pozicionimi i farave në frytin e qëruar pikturon dy arteriet në zemër, dy barkushet dhe trungun kryesor të mushkërive”, shpjegon Lazzeri.

“Madje edhe kurora e shegës është e ndarë në dy pjesë që imitojnë venën zgavrore të sipërme dhe harkun e aortës me tre degët e saj”, thekson ai.

Sipas studiuesve, është e mundur që ky frymëzim të ketë lindur nga pikturat anatomike të mikut të tij Leonardo Da Vinçi.

Studime të mëparshme kishin nxjerrë që Botticelli kishte fshehur detajet anatomike të mushkërive në dy veprat e tij më të famshme, “Pranvera” dhe “Lindja e Venusit”. /ANSA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME