Categories Lajme

Peshkaqenët rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu

Peshkaqenët, grabitqarët më të mëdhenj të detit prej miliona vitesh, rrezikojnë të zhduken nga Mesdheu si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për faktin se ndotja plastike po rritet gjithnjë e më shumë.

Fondi për jetën e egër, thotë se më shumë se gjysma e peshkaqenëve dhe raxhave në Mesdhe, janë nën kërcënim dhe thuajse një e treta e tyre janë në prag të zhdukjes. Në një raport të publikuar në ditën e ndërgjegjësimit për peshkaqenët, veçohet Libia dhe Tunizia si fajtorët kryesorë, në rrjetat e peshkatarëve të të cilëve përfundojnë 4200 tonë peshkaqenë në vit, tre herë më shumë nëse do të krahasohej me një tjetër vend të Mesdheut, Italinë, raporton Gazeta express.

Ndërsa disa specie janë në shënjestër për ushqim, pjesa më e madhe e peshkaqenëve të kapur në Mesdhe, përfundojnë gabimisht në rrjeta. Më shumë se 60 specie peshkaqenësh përfundojnë në rrjetat e peshkimit në Mesdhe. Për më tepër, ndotja plastike në rritje, po rrezikon popullatat e peshkaqenëve. Peshkaqenët gjenden në dete prej më shumë se 400 milionë vitesh dhe janë veçanërisht vulnerabël ndaj reduktimit të popullatës për shkak të maturimit të tyre të ngadaltë dhe periudhave të gjata të ngjizjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME