Categories Lajme

Peter Handke thotë se do të shmangë shtypin përgjithmonë

Laureati austriak i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, tha se nuk do t’iu përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, pasi u përball me një valë kritikash për mbështetjen e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq. Pasi fitoi çmimin javën e kaluar, Handke anuloi një konferencë për media në vendlindjen e tij Grifen, e cila ishte paraparë për sot, bëri të ditur administrata e qytetit.

Shkrimtari, i cili jeton pranë Parisit, duket se e humbi durimin të martën mbrëma në Grifen, kur gazetarët e pritën në një takim me politikanët lokalë dhe e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar krimet e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Secili bën pyetje si ju dhe secili që më drejtohet duket se nuk ka lexuar apo nuk di asgjë për çfarë kam shkruar”, tha Handke, raporton DPA. “Unë jam shkrimtar, unë jam i lidhur me Tolstoyn, me Homerin, me Cervantesin. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla”, tha Handke, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë interviste tjetër, transmeton rel. Vendimi i Akademisë suedeze të Shkencave për t’i dhënë Nobelin për Letërsi Handkes shkaktoi kritika në gjithë Ballkanin.

Akademia e Shkencave e Kosovës kërkoi që Handkes t’i tërhiqet çmimi. Handke, mes tjerash, ka marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit, ku edhe ka mbajtur fjalim në mbështetje të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME