Edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili infektohet me Covid-19. Sipas raportimeve paraprake, Vasili është shtruar në një spital privat në vend, ndërsa deri tani ka qenë në karantinë shtëpiake.
Mësohet se në ditët e para virusi ka qenë agresiv, por nënkryetari i LSI, sipas të dhënave nga kjo forcë politike, është në fazën e rikuperimit. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore shfaqet e qëndrueshme.