Categories Lajme

Pipero: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se s’ka covid

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyre me akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje.

Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME