Categories Bota

Thoshte se covid është budallallëk, ‘largohet nga jeta’ pas katër ditëve

Një burrë nga Ohio të SHBA-ve, ka ndërruar jetë nga koronavirusi pasi që pretendonte se pandemia nga e cila kanë humbur jetën mijëra njerëz, ka qenë ide e “gabuar” ta publikojë në Facebook, shkruan Daily Mail.

Richard Rose, 37-vjeç, ndërroi jetë më 4 korrik, katër ditë pasi që kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Ai pretendonte që pandemia e coronavirusit është “budallallëk”, dhe se shumë herë ka refuzuar të bartë maskë mbrojtëse në fytyrë, por ky veprim i kushtoi atij me jetë, transmeton Telegrafi. Veterani i ushtrisë amerikane që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ka ndërruar jetë nga  virusi në shtëpinë e tij më 4 korrik.

Ai për disa ditë nuk ishte deklaruar më nëpër rrjetet sociale, por në një moment ka shkruar se është ftohur. Prej asaj dite, filloi çdo ditë të informojë miqtë për gjendjen e tij shëndetësore. “Kam simptoma të koronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, do të duhej së shpejti të marrë rezultatet. Dua vetëm të jem sërish mirë”, kishte shkruar ai.

Disa orë më vonë në po të njëjtën ditë ka rezultuar të jetë pozitiv në testin e COVID-19. Të nesërmen këtë lajm e ka ndarë me të gjithë, dua ua bërë me dije se ka mbetur pa frymë dhe se është në gjendje shumë të rëndë. E dy ditë më vonë ka ndërruar jetë. Miku i Richardit, Nick Connell i cili foli për mediat lokale tha se i vie shumë keq për vdekjen e mikut, por e kritikon ashpër që nuk dëshironte të mbante maskë.

“Më vie shumë keq, ai ka qenë mik i imi, e kam njohur përmes një video-loje, kur tani kam mbetur pa të. Mund ta kuptoj që nuk ka dashur ta bartë maskën mbrojtëse, por nuk ka qenë i vetëdijshëm se me këtë veprim e rrezikon jetën”, ka shtuar ai. Në Ohio janë raportuar rreth 65 mijë të infektuar me koronavirusit, derisa numri i të vdekurve në këtë vend deri më tani ka shkuar në 3058.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME