Për pak sa nuk është kthyer në tragjedi rrëzimi i një pishe në ambientet e brendshme të një shkolle 9-vjeçare në fshatin Gosë të Kavajës. Gjatë kohës që pema është rrëzuar, fëmijët kanë qenë të gjithë në mësim, por fatmirësisht pema nuk është rrëzuar mbi çatinë e shkollës.
Pisha ka qenë disa vjeçare, e një lartësie rreth 30 metra e lartë dhe ka rënë midis shkollës fillore dhe rrugës.
