Categories Sport

Piu ujë të ftohtë sapo përfundoi ndeshjen në fushën e gjelbër, vdes futbollisti nga infarkti

Pasdite luftoi për ekipin e tij në fushën e lojës, pak më vonë humbi jetën. Një futbollist në Peru ka humbur jetën për shkak të një infarkti në zemër.

Ludvin Florez Nole kishte shkuar direkt në shtëpi pas ndeshjes me ekipin e tij, Los Rangers. Atje ai konsumoi një gotë ujë të akullt direkt nga frigoriferi.

E shoqja e 27-vjeçarit tregon: “Menjëherë nisi të kishte dhimbje të forta në gjoks. E dërgova në klinikën më të afërt. Por ai vdiq rrugës”.

Mjekët thanë se ai vdiq nga infarkti, pasi uji i ftohtë akull kishte hyrë në trupin e nxehtë. Mjekët besojnë se ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës për ritmin e zemrës ka sjellë edhe infarktin.

Por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që futbollisti të ketë pasur edhe dobësi të panjohura të zemrës.

Futbollisti la pas dy fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME