Categories Lajme

Plagoset me armë 30-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një i ri ka mbetur i plagosur në Malësinë e Madhe, ndërkohë që në pranga ka rënë autori i ngjarjes. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin me inicialet Gj. M.

NJOFTIMI I POLICISË
Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME