Categories Lajme

Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Korçë, pas një sherri për motive të dobëta që ka nisur në ambientet e një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku për pasojë një 33-vjeçar u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa një tjetër me sende të forta.

Sipas informacioneve të A2 CNN mësohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë të dehur, ndërsa sherri ka nisur pas një debati mes palëve, teksa njëri prej tyre i ka thënë tjetrit “pse s’më hap rrugën” në dalje të lokalit. Më pas, ata janë takuar jashtë dhe njëri prej tyre nxori armën dhe e ka plagosur 33-vjeçarin.

Policia ka shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po merr në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Po ashtu është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë: U konfliktuan për motive të dobëta, ku si pasojë e konfliktit mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar dhe u dëmtua me mjete të forta një shtetas tjetër, Policia identifikon menjëherë autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tyre.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Korçë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, midis disa personave, të nisur më herët në ambientet e një lokali dhe më pas jashtë ambienteve të tij, ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Igli Hoti, 33 vjeç dhe i dëmtuar me mjete të forta shtetasi Artan Qershori, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po marrin në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Si rezultat i veprimeve të  para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME