Categories Lajme

Plagosi 55-vjeçarin në Kavajë, lihet në paraburgim i riu

Gjykata e Durrësit ka lënë në qelitë e paraburgimit të riun që plagosi 55-vjeçarin në Kavajë. Është zhvilluar pasditen e së martës masa e sigurisë ndaj Armando Shtinit, 22-vjeçarit që akuzohet për plagosjen e një tekniku elektroshtëpiakesh në lagjen 5 të qytetit të Kavajës.

Ngjarja u regjistrua paraditen e së shtunës së kaluar. I plagosuri ndihmoi për identifikimin e të arrestuarit i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kontrollesh në zonë kapën dhe arrestuan shtetasin Armando Shtini, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit, ndërsa i sekuestruan mjetin prerës me të cilin dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes. Plagosja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë nga prokuroria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME