Categories Lajme

Plagosi me armë zjarri një 24-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar! U kap me pistoletë me vete

Policia ka vendosur në pranga 22-vjeçarin Ensi Shtubina, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari në dhjetor 2024.

I riu Ensi Shtubina u kap në lagjen “Rus” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një pistoletë me municion.

Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij ishte caktuar me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më 23 Dhjetor 2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, plagosi me armë zjarri Arsen Beqirin.

22-vjeçari, banues në Shkodër, u vendos në pranga, ndërsa u sekuestrua pistoleta me municionin e saj.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.

Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj.

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME