Categories Lajme

Plagosi nënën si hakmarrje për vrasjen e babait

“Njerëzit e babait i flisnin keq, i kërkonin ta vriste” 28-vjeçari Ajet Lleshi, i cili plagosi nënën e tij me thikë disa ditë më parë pranë Institutit në Kamzë, i ka treguar gjykatës se e kishte blerë thikën në kryeqytet pasi kishte ardhur nga Klosi me qëllim për ta lënduar.

Por ajo çfarë u kuptua nga dëshmitë e lexuara para gjykatës, është se i riu prej vitesh jetonte në një ambient ku nxitej për kryerjen e krimit të rëndë, për të cilin duket se nuk është penduar.

Nëna e tij, Safije Lleshi disa vite më parë ka vrarë burrin, siç rezulton nga dëshmitë për shkak të dhunës që ai ushtronte, krim për të cilin ka vuajtur dënimin.

Motra e të riut i ka thënë hetuesve se i vëllai ka qenë gjithmonë i dhunshëm, teksa shton se pasi nëna ka dalë nga burgu, ku vuajti dënimin për vrasjen e të atit, njerëzit e këtij të fundit i kanë thënë se duhet ta vriste.

“Unë kur isha e vogël kam dëgjuar nënën time nga ana e babait dhe xhaxhain që i flisnin keq vëllait tim për mamanë dhe herë pas herë thonin se duhet ta vriste atë. Unë jam shkëputur nga vëllai dhe mamaja përpara shumë kohësh dhe nuk di çfarë është bërë”.

Vetë Safije Lleshi ka treguar për hetuesit që sapo e ka parë djalin t’i afrohet, e ka pyetur nëse i duheshin Lekë, por ai nuk i ka folur e ka goditur dhe është larguar. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME