Categories Lajme

Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lë qelinë ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, është liruar nga qelia.

Ai u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria nga “Plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, ndryshoi edhe masa e sigurisë. Kjo pasi nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.

Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës. Ai u përfshi në konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë.

Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie. Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre. Kjo kishte shkaktuar pakënaqësi dhe debate. Konflikti verbal rezultoi në përplasje të ashpër fizike mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME