Categories Lajme

Të luftosh me vdekjen/ Historia e 57-vjeçares që ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë

Të luftosh me vdekjen nuk i ndodh kujtdo në jetë. Kjo i ndodhi 57-vjeçares nga Korça, Emi Dinke.

Në tetor të 2014, ajo u diagnostikua me kancer gjiri.

“Unë isha në një dasmë, kalova shumë bukur. Vij të bëj një dush, nesër shkoja në punë, kur shkoj në dush shoh që unë diçka kisha. U shqetësova dhe i thashë bashkëshortit, unë kam diçka. Jo tha, nuk ka mundësi. E pamë, e kisha, u shqetësuam jashtë mase. Nuk fjeta gjithë natën. E pashë jetën bardhë e zi. Thosha se do vdes”, tregon 57-vjeçarja per euronews albania.

Emi tregon se ku e gjeti forcën për të përballuar këtë dramë që kishte kapluar jo vetëm atë, por të gjithë njerëzit që e rrethonin.

“Unë kam një bashkëshort që më ka ndenjur shumë afër. Më thoshte se do luftojmë e do bëjmë të pamundur, do e kalojmë. Duhet të na lësh ti të luftojmë, të gjithë. Me rronte babi, kam dy vëllezër që vuanin shumë, motrën e burrit që vuante me mua, më lutej dhe më thoshte të bëhesha e fortë. Më qëndruan afër shoqet e mia”, thotë ajo.

Sëmundja e bëri të kuptonte vlerën e jetës.

“E para është dashuria për jetën. Në atë moment kuptova që dashuria për jetën nuk krahasohet. Sido ta jetosh, është e bukur. Nuk do doja të ikja aq shpejt. Luftova shumë dhe ja arrita, tani jam e lumtur”, shprehet Emi.

E shëruar plotësisht, ajo ka një mesazh për të gjitha gratë që të jenë më të kujdesshme ndaj shëndetit.

“Unë mesazhin e kam për vajzat dhe gratë. Iu lutëm shumë, kontrolloni veten. Njëherë në 6 muaj shkoni te mjeku, bëni eko, bëni mamografi, ajo është shpëtim. Në qoftë se e arrin shpejt, e kalon më mirë se unë. Ju lutem gra, pa ne nuk ka jetë”, apelon 57-vjeçarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME