Categories Lajme

Plagosja me armë në Shkodër, identifikohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një person ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të ‘Prek Calit’. Policia ka reaguar për ngjarjen, ku njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME