Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, policia zbardh detajet e reja nga ngjarja ku u përfshi zyrtari lokal. Besnik Simoni, rëndë tek Trauma

Policia e Lezhës ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi një ditë më parë në Kallmet, ku mbeti i plagosur administratori i zonës, Besnik Simoni. Ky i fundit është arrestuar pasi policia po e heton për dy vepra penale. Akuzat ndaj Simonit policia i ngriti pas arrestimit të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Altin Marku, i cili u gjet i plagosur pas disa orë kërkimesh.

Blutë bëjnë me dije se gjatë konfliktit mes tyre, të dy kanë përdorur armë dhe kanë plagosur njëri-tjetrin. Ndërkohë që deri më tani, policia e Lezhës ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë vetëm njërën armë të përdorur. Si Besnik Simoni, edhe Altin Marku ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, ku burimet thanë se zyrtari lokal është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 01.04.2022, në Kallmet të Lezhës, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi Besnik Simoni, shërbimet e Policisë, pas disa orë kërkimesh, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Altin Marku, i cili në momentin e kapjes është konstatuar se ka qenë i plagosur me armë zjarri, për këtë arsye është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku ka rezultuar se:

Më datë 01.04.2022, rreth orës 13:15, në fshatin Kallmet, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmëndur kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Besnik Simoni, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi Altin Marku  është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Altin Marku, 41 vjeç, banues në fshatin Kallmet-Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

Besnik Simoni, 42 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë, me detyrë administrator i Njësisë Administartive Kallmet, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. M., si dhe dy automjete.

Vijon puna për gjetjen e armës tjetër pistoletë, të përdorur gjatë konfliktit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hetimet/ Vrasja e Ilarias, gënjeshtrat e Samson për provimet në universitet!

Ai jo vetëm që nuk kishte një diplomë, por as që ishte afër marrjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, katër në pranga

Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Prill 2025

Dashi Jeta juaj ne çift, ne përgjithësi do jete e mbrojtur nga planetët. Do kaloni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Misteri/ Thirri për ndihmë dhe më pas u zhduk në bjeshkë. Banorë, ushtri e polici rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur që prej 6 prillit

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet me luanin që kafshonte një person u bënë virale, policia do të largojë kafshën nga banesa

Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale…

LEXO ME SHUME