Categories Lajme

Plagosje me thikë në Cërrik

Një 24-vjeçar me iniciale U. Ll., është arrestuar në Cërrik pasi gjatë një konflikti të çastit, tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë të plagosurin, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli.

Është sekuestruar mjeti prerës, si dhe shkopi i besjbollit dhe automjeti i 37-vjeçarit.

“Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dogji mbeturinat, po flakët u përhapën, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit…

LEXO ME SHUME