Categories Lajme

Tritoli te punishtja e sallamit në Fushë Krujë, identifikohet autori 26-vjeçar/ EMRI

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vënies së tritolin në punishten e sallamit në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Autori është identifikuar si Kristian Caka, 26 vjeç.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti me të cilin Kristian Caka lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME