Categories Lajme

Plani nisi më shumë se 3 muaj më parë/ Nga pritja në Rinas te largimi, zbardhen lëvizjet e grupit që realizoi vrasjen e biznesmenit

Plani për ekzekutimin e Ardian Nikulajt, biznesmenit 50-vjeçar nga Lezha ka nisur më shumë se 3 muaj më parë kur Edmond Haxhiaj djali i dajës së Elton Lekstakaj ka udhëtuar nga Britania e Madhe në Drejtim të Shqipërisë.

Kështu raportoi gazetarja Klodiana Lala duke dhënë detaje të reja për lëvizjet e grupit që kreu vrasjen e babait të 4 fëmijëve.

Haxhiaj ka dhe pasaportë britanike. “Ai ka shkuar në zonë ne Shkodrës ku ka marrë një automjet me qira dhe ka përgatitur planin e ekzekutimit. Më 14 shkurt Haxhia ka udhëtuar nga Shkodra në Rinas ku ka pritur Ruben Saraiva. Ai e ka transportuar në drejtim të Shkodrës, ku ka marrë një shtëpi me qira dhe ka pritur deri ditën kur ka ekzekutuar Nikulajt.

Haxhia ka pritur dhe shtetasit anglezë Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman dhe më vonë Harry Simson, i cili është larguar më 19 prill pak orë pas ekzekutimit të Nikulajt.

Shtetasit britanikë kanë pasur rolin e vëzhguesit ndërsa portugezi i ekzekutor.

Mbrëmjen e kaluar një gjyqtar i gjykatës së Lezhës ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg për Edmond Haxhiajn, për portugezin dhe 4 britanikët.

Sipas hetimeve Harry Simson është larguar nga Rinasi, portugezi nga Kapshtica bashkë me britanikët e tjerë.

Prokuroria ka arritur në gjurmët e tyre përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Është zbuluar dhe automjeti i marrë me qira dhe veshjet”, raportoi Lala.

Shtetasi portugez ishte veshur me një uniformë në dukje kamuflazhi dhe mbante një jelek fosforeshent kur kreu ekzekutimin.

“Sipas dëshmisë së një vajze, portugezi ishte instruktuar të fliste në shqip për të humbur gjurmët. Gjithashtu janë fiksuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Shkodër ku portugezi kryente blerjet e ushqimeve.
Prokuroria dhe policia kanë dyshime se gjenden përballë një grupi të strukturuar kriminal dhe kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje dhe se të huajt janë paguar për vrasjen.

Është një grua e cila është rrëfyer, por nuk ka statusin klasik të të penduarit të drejtësisë. Ajo ka pasur informacion për lëvizjet dhe kjo dëshmi ka ndihmuar hetuesit të bien në gjurmët e shtetasve të huaj. Zona e Shëngjinit ka shumë turistë për shkak se është një zonë bregdetare dhe nuk ka qenë e lehtë, por të dhënat nga dëshmia e gruas kanë sjellë zbulimin.

Kjo dëshmi ka qenë ndihma e parë për hetuesit dhe më pas janë gjetur dhe prova të tjera. Dyshimet tani janë se organizator është Edmond Haxhiaj, por nuk dihet se cili nga anëtarët e familjes Lekstakaj e ka financuar.
Pas kësaj gjakmarrje fshihet një histori tragjike për një pagesë për karburantin prej 10 mijë lekësh të vjetra, që solli 3 të vrarë nga ana e Lekstakajve dhe një të plagosur dhe vrasjen e fundit të Nikulajt”, raportoi Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME