Categories Lajme

Snajperat plagosin gazetarin italian në Ukrainë, vritet përkthyesi i tij

Një gazetar që punonte me gazetën italiane La Repubblica u vra nga goditja me snajper në jug të Ukrainës dhe një koleg italian u plagos, tha gazeta sot.

“Korrespondenti ynë Corrado Zunino dhe bashkëpunëtori i tij Bogdan Bitik u zunë në pritë nga snajperët rusë sot në periferi të Kherson, në jug të Ukrainës. Fatkeqësisht, Bogdan Bitik nuk mbijetoi: ai la pas gruan dhe një djalë. Corrado i plagosur në shpatull po trajtohet në Kherson”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Dy gazetarët, të cilët mbulonin luftën që nga fillimi i pushtimit rus, kishin veshur jelek antiplumb me shënimin “Press”.

Ata ishin pranë urës kryesore të Khersonit kur u sulmuan.

“Ne u goditëm. E pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Unë u përpoqa ta telefonoja, ai nuk po përgjigjej. Pastaj u ngrita në këmbë për të dalë nga vija e zjarrit dhe vrapova derisa pashë një makinë civile. Më rridhte gjak, më çuan në spital”, tha gazetari italian.

Sipas gazetës, trupi i gazetarit ukrainas nuk është gjetur ende, për shkak të pranisë së snajperëve në zonë.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se ambasada italiane në Kiev do të organizojë kthimin e Corrado Zunino në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME