Categories Lajme

“Plani ynë mban njerëzit në punë”, Basha publikon videon me ankesat e biznesmenit: Po rezistojmë me sforco

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish për krizën ekonomike duke përsëritur se plani që kanë përgatitur e shmang katastrofën dhe nuk lë njerëzit pa punë. Në një shkrim në Facebook, tha:“Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!”.

Shkrimin e shoqëroi me videon e pronarit të një bar restoranti në Tiranë, i cili shprehet se në vitin 2018 xhiroja e biznesit kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra dhe me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH. Kjo gjë e detyroi atë të paguajë kostot e larta të detyrimeve që i ngarkohen biznesit të tij.

Ndonëse një vit më vonë pati rënie të xhiros, thotë se vazhdoi të paguante detyrimet njësoj, së bashku me taksat që arrijnë në 70 mijë lekë të reja në vit. “Kam një biznes privat prej 17 vitesh familjar, të cilin e punojmë. Është kryesisht shërbim bar-restorant. Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të reja.

Në 2019-ën, si rezultat i rënies së konsumit, edhe te biznesi im pati rënie xhiro dhe kjo xhiro vajti në 22 milionë lekë. Unë përsëri vazhdoj të paguaj detyrimet si biznes me TVSH. Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 mijë lekë. Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese”, tha pronari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME