Categories Lajme

Plas grushti në Tropojë! Kreu i Kadastrës përplaset fizikisht me qytetarin

Duket se zyrat e Kadastrës janë kthyer në një ambient shtetëror ku “dhurohet” problematikë, dhunë dhe rrëmujë.

Pas rasteve në Vlorë e Durrës, kësaj here kreu i Kadastrës në Tropojë Blerant Lushaj është përplasur me grushte me një qytetar. Fjala është për një qytetari i quajtur Ahmet Gjocaj, i cili ka kërkuar me ngulm që prej tre vitesh për të bërë regjistrimin e pronës. Sipas qytetarit që ka kryer dhe denoncimin në polici, ai ka shkuar në zyrën e drejtuesit të kadastrës dhe pas debatit, është goditur nga Blerant Lushaj. News24, ka arritur të zbardhë pjesë të deklarimit të qytetarit në polici:

“Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij qytetari Gjocaj. Nga ana e tij drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici  se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye.

“Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person”, ka thënë kreu i Kadastrës.

Gjykata ka vendosur pas këtyre deklarimeve që qytetari të marrë masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa drejtori Lushaj ësht lënë i lirë, pavarësisht se në Ministrinë e Drejtësisë dhe në drejtorinë e përgjithshmë të kadastrës rezultojnë një sërë akesash për sjelljen e Lushajt. Përplasja fizike mes të dyve ka ndodhur ditën e djeshme./Expres

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME