Categories Lajme

Plas në Ballsh, naftëtarët tentojnë të futen në Uzinë. Policia përdor dhunën (Video)

Nuk ndalon në Ballsh. Ashtu siç paralajmëruan tre ditë më parë, naftëtarët e Ballshit kanë vijuar me përshkallëzimin e protestës këtë të hënë. Ata po tentojnë të futen me forcë në uzinë. Para dyerve të rafinerisë është vendosur një kordon policie. Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.Tu shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe pastaj të mbyllin rafinerinë, ose të nisë puna në uzinë por me kontratë. Naftëtarët kishin arritur një dakordësi me kompaninë Allum Enterprises për rifillimin e punës, por ata thonë se u kanë dhënë vetëm një letër pa firmë e vulë.

“I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës, nuk kemi gjë me policinë. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, – thotë njëri prej protestuesve. Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Ministrit të Brendshëm që të tërheqë forcat e policisë nga hyrja e rafinerisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME