Categories Lajme

Prindër mos harroni/ Formulari i vetëdeklarimit të shëndëtit që duhet të plotësohet çdo ditë, rreth 480 mijë nxënës ulen në banka

Ditën e sotme nis viti i ri shkollor, i cili ndryshe nga zakonisht, nis nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19. Ndërkohë duke nisur që nga sot, nxënësit duhet të kenë me vete çdo ditë një formular të vetëdeklarimit shëndetësor, të cilin duhet ta plotësojnë së bashku me prindërit.

Në formular prindërit duhet të deklarojnë që fëmijët e tyre nuk janë të prekur nga Covid, në të kundërt nuk lejohen të futen në shkollë dhe këtë veprim duhet që ta bëjnë çdo ditë.

Kjo ka ndezur edhe debat në mediat sociale për shkak se prindërit dhe nxënësit që bëjnë deklarimin mund të jenë me Covid, por ndërkohë nuk e dinë pasi nuk kanë simptoma dhe as nuk kanë bërë testin.

Sot afro 480 mijë nxënës, do të ulen në bankat e shkollës, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme. Mësohet se janë rreth 30 mijë mësues të angazhuar për vitin e ri shkollor dhe mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa prej tyre janë në fazë rikonstruktimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Ndërkohë, të gjithë nxënësit do të ndjekin protokollin e sigurisë të COVID-19 në shkolla. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 apo dhe 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa. Në banka do lejohet që të ulet vetëm një nxënës, i cili do të jetë i pajisur me maskë dhe dezinfektant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME