Categories Lajme

Plas sherri brenda PD-së, demokratët “i përvishen” Bardhit për analizën e humbjes së zgjedhjeve

Është shoqëruar me debate mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e sotme. Mësohet se drejtuesit politikë kanë debatuar me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me hartimin e dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve.

Ndalur tek Korça, drejtuesi politik i këtij qarku Edmond Spaho ka hedhur poshtë përfundimin se nuk ka dalë brenda pritshmërive duke theksuar se ka marrë rezultatin më të mirë.

Të njëjtin pretendim kanë pasur edhe Edi Paloka si dhe Oerd Bylykbashi të cilët kërkojnë riformulim të raportit duke hedhur poshtë përfundimet e tij për qarqet ku ata kanë kandiduar.

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keqOerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Paloka-Bardhit: A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal që për 3900 vota nuk u mor mandati i 7?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME