Jo larg Kalasë të Ulqinit, në gjirin e vogël, gjendet plazhi i “Limani 2”, me ujë të kthjellët. Rëra, guralecët dhe rrethina bëjnë që ky vend të jetë magjik dhe shumë të përshtatshëm për pushim dhe kënaqësi gjatë gjithë ditës. Me një peisazh mahnitës ky plazh të bën për vete menjëherë.Është plazh me guralecë dhe shkëmbinj, gjithashtu disa pjesë janë të betonuara.
Vende vende shkëmbor dhe pjesërisht i betonuar, dhe gjendet poshtë bedeneve të Kalasë së Ulqinit, duke u bërë kështu një nga atraksionet e preferuara të turistëve. Kujtojmë që Uqlini është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.