Categories Lajme

Plazhistët zviceranë përgatiten të pushtojnë Shqipërinë

Plazhistët zviceranë shumë shpejt do të popullojnë plazhet e Shqipërisë, pasi operatorët turistikë kanë shtuar këtë destinacion në programin veror 2019 dhe shpresojnë të ketë prenotime të shumta, shkruan e përditshmja zvicerane “tagesanzeiger.ch” në faqen e saj të internetit.

Të apasionuarit pas maleve dhe udhëtarët me autobusë do të kthehen me shumë entuziazëm.

Por tani pritet që operatorët e mëdhenj të turizmit të shënjestrojnë Shqipërinë duke filluar nga vera 2019.

Ata kanë organizuar pushime në plazh në atë që dikur ka qenë një shtet ballkanik i mbyllur hermetikisht, ku diktatori Enver Hoxha praktikoi një formë të çuditshme të komunizmit dhe mbuloi perandorinë e tij me mijëra bunkere.

Nga frika e ndonjë pushtimi nga NATO-ja ose jashtëtokësorët. Megjithatë Shqipëria ka mbetur tokësore dhe turizmi për rritet gradualisht.

Nicole Pfammatter, përgjegjësi për pushimet në plazh për kompaninë “Hotelplan Suisse”, konfirmon se “plazhet janë shumë të bukur, çmimet janë surprizuese dhe shqiptarët i mirëpresin turistët”.

Hotelet në Durrës dhe Sarandë, dy zonat bregdetare më të mëdha, janë të gjithë të standarteve me tre dhe katër yje.

Shqipëria u përfshi në destinacionet e pushimeve verore sepse kompanitë ajrore “Edelweiss” dhe “Germania fly” garanojnë lidhjen me Tiranën. /G.S

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME