Categories Lajme

Plot 19 të shëruar/ Publikohen shifrat në Kosovë, ja rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 oprëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se numri i të shëruar në ditën e fundit është 19. IKSHPK bën të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe vetëm 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Siç thuhet në njoftim, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë tri raste dhe një rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

“Sot më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 4 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.324 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 5.854.248 raste dhe 359.812 raste të vdekjes”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME