Categories Sport

Po bën bujë në rrjetet sociale. Babë e bir përsërisin të njëjtën foto pas 20 vitesh në Tiranë

Fotoja e djalit të vogël me fanellën e Feyenoordit, teksa mban ngritur “gishtin e mesit” është padyshim një nga imazhet më të klikuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për 8 majin e vitit 2002, teksa holandezët e Feyenoordit, mposhtën Borusian e Dortmundit, në finalen e paharrueshme të Kupës  UEFA.

Një nga të pranishmit brenda stadiumit me kapacitet 45,611 atë ditë ishte Mikei Uillson.

Ai ishte vetëm 5 vjeç kur Jon Dahl Tomason iu dha çmimi “Man of the Match” atë të mërkurë të ngrohtë në Roterdam, por në vend të rezultatit dhe festimeve që pasuan, ai priret ta kujtojë atë mbrëmje për arsye shumë të ndryshme.

Djaloshi 5-vjeçar u ul mbi shpatullat e babait të tij kur fotografi i Reuters – Jasper Juinen, e kapi atë duke ngritur “gishtin e mesit”, para fillimit të ndeshjes.

“Nuk mbaj mend shumë për të, për të qenë i sinqertë”, tha Uilson. “E vetmja gjë që më ka mbetur është se nuk kam dashur make-up në fytyrën time, por gjithsesi ka ndodhur”.

Por, 20 vjet pas fotos legjendare, Uilson dhe babai tij, e rikrijuan foton në qytetin e Tiranës, teksa kishin udhëtuar për të ndjekur finale mes Romës dhe Feyenoordit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME