Categories Lajme

Po hapte me forcë derën e një banese, ‘kapet mat’ grabitësi në Golem

Golem, Kavajë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Çasti”, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, ndaj një kallëzimi të marrë për vjedhje.

U kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese, me qëllim vjedhjen, arrestohet 40-vjeçari.

Nga veprimet hetimore, ky shtetas rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.

Sekuestrohen një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Postës së Policisë Golem, pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi G.E, 40 vjeç, banues në Kavajë.

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi G.E., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G.E.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME