Categories Lajme

Po harxhojmë gjithnjë e më shumë para, zbulohen hiletë e supermarketeve për të na zhvatur

Ju e keni vene re qe tashme ato dyqanet e lagjeve apo marketet e vogla po behen gjithnje e me te pakta, deri ne mbylljen e te gjithave sepse terren gjithnje e me shume po fitojne supermarketet ku aty gjen cdo gje.

Por e keni vene re se po te hysh ne keto supermarkete del pothuajse me portofol bosh?

Mënyrat se si një supermarket përfiton sa më shumë para dhe klientë është e ndryshme. Ja disa nga “hilet”interesante që përdorin supermaketet për të rritur shitjet e tyre:

I ngatërrojnë klientët me qëllim

A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk vendosen pranë njëri-tjetrit? Kjo për shkak se supermarketet duan që ju të shëtisni nëpër dyqan me shpresën se do të bëni ndonjë blerje impulsive.

 

Artikujt me fitim të lartë vendosen në nivelin e syve

Dyqanet vendosin produktet e shtrenjta në lartësi, ku syri i shikon me lehtësi. Dhe anasjelltas, ata i vendosin produktet e lira në vende më pak të dukshme.

Karrocat e blerjeve janë të mëdha për një arsye

Një studim zbuloi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.

Muzika ndikon në blerje

Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan. Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.

Vendosja e produkteve të qumështit dhe vezëve larg hyrjes

Qumështi dhe vezët gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë: pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju “ngacmojnë” për t’i blerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME