Categories Lajme

‘Zonjë, juve ju v.d.iq fëmija”, kur ta lexoni rrëfimin e kësaj gruaje, do kuptoni çfarë është dhimbja. Ajo ka 36 vjet që në zemër mban…

Ne kete rrëfim me poshte, do te gjeni historine e dhimbshme te nje gruaje nga Vlora qe ende sot pas 36 vitesh, ne zemren e saj mban ende dilemen nese femija qe ajo lindi ne maternitet dhe e pa 3 dite resht, por jo me, eshte gjalle apo jo.

“Jetonim në një fshat në Vlorë, arrita në maternitet, lindja ishte normale, edhe shtatzënia ishte shumë normale, asnjë lloj shqetësimi. Nuk isha e gëzuar për shtatzëninë e dytë, sepse më dhimbsej djali, i cili donte gji dhe s’kisha mundësi më. Kur erdhi djali në jetë u gëzuam të gjithë. Në fshat nuk kishte vizita dhe s’kisha bërë ndonjë analizë, por kur më filluan dhimbjet, më çuan në Spitalin e Vlorës natën vonë, më çuan direkt në sallën e lindjes, më kujtohet që kemi qenë 3 gra, kemi lindur njëkohësisht, ishte lindje normale, dëgjova të qarat, u gëzova që ishte vajzë, ma treguan fëmijën e sopalindur, pesha ishte normale dhe s’kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Kur shkuam te dhomat, mua s’ma sollën fëmijën në dhomë, emra të infermierëve dhe mamive nuk mbaj mend, dhe si pyesja dot, sepse isha e përndjekur politike dhe nuk kisha kurajon për të pyetur e për të kërkuar sqarime.

U ngrita, dola dhe pyeta për fëmijën, shkova te dhoma e fëmijëve dhe i dhashë gjoks fëmijës për 3 ditë rresht. Ditën tjetër më thanë “s’ke për t’i dhënë më gji, sepse ka rënë nga pesha dhe do ta fusim në inkubator”.

Isha shumë e lumtur, ma hoqën qumështin me pompë dhe më thanë që do i japim ne gji. Për të qenë të sigurt do e çojmë në inkubator më thanë. Vinin më merrnin qumështin, ndërkohë më sillnin dhe një fëmijë tjetër t’i jepja gji se më thanë që e kishte nënën të sëmurë.

Në fakt nuk pashë asnjë nënë të sëmurë në spital ato ditë. Mua më është ngjallur dyshimi kur kam parë rastet e zgjidhura në këtë emision. Gjithë jetën e kam menduar e kujtuar atë fëmijë. Unë kam plot jam e lumtur, por boshllëkun e atij fëmije nuk e mbush dot askush.

Në maternitet nuk mund të hynte njeri nga familjarët. Bashkëshorti im ishte i pari në familjen e tij që ishte i martuar dhe të gjithë ishin të gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve tanë. kur u ktheva në shtëpi isha komplet e shkatërruar dhe e hidhëruar, por në shtëpi ishte djali ai që më gëzonte. Ai më ka bërë dhe gjyshe.

Në inkubator nuk mund të hyjë njeri më tha infermierja. Unë shkoja ju lutesha punonjësve që të më linin ta shihja tek inkubatori, më kanë thënë fjalë të mira që vajza dukej mirë me shëndet.
Shkova prapë të interesohesha, e kam parë 7 ditë rresht, nuk rrija dot pa e parë dhe shkoja te dhoma ku nënat e tjera u jepnin gjoks fëmijëve me shpresën se do ma jepnin. Një infermiere mu afrua dhe më tha “me ty do flasë doktori”. Ai mu afrua dhe më tha “Zonja juve ju ndërroi jetë fëmija”. Nuk kisha forcë të pyesja dhe të kërkoja shpjegime. Në darkë e kisha parë, në mëngjes nuk e gjeta më.

Doktori s’më dha asnjë shpjegim. U ktheva në dhomë, qava, isha vetëm. Nënat që kisha në dhomë më thonin “mos u mërzit se ke fëmijë tjetër”. Dola po atë ditë nga spitali. Atë ditë rastësisht erdhi vjehrri për të më parë me shpresën se do të dilja. e vetmja gjë që i thanë dhe atij ishte “Më vjen keq por fëmija ndërroi jetë”.

Nuk kam asnjë dokument. Nuk kam bërë asnjë kërkesë për të marrë të dhënat. Nuk më kanë dhënë as akt lindje, asgjë. Dyshime që të ishte e gjallë nuk kam pasur më parë se nuk besoja se bëheshin gjërat të tilla në atë kohë. E gjithë familja më mbështet, duam të jemi të sigurt dhe të gjejmë diçka konkrete”.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME