Menaxheri i Vedat Muriqit, Deniz Uysal, ka thënë se për klientin e tij kanë shfaqur interesim shumë skuadra, por ende nuk ka oferta konkrete. Edhe pse ai u transferua gjatë verës së fundit te Fenerbahce, Vedat Muriqi është cak i shumë skuadrave të mëdha europiane.
Së fundmi u raportua se për sulmuesin e Kosovës ka shprehur interesim edhe gjiganti italian, Inter.’Nerazzurët’ kanë nisur monitorimin e sulmuesit prizrenas, ndërsa ‘Fcinternews.it’ ka intervistuar menaxherin e zyrës ‘KA Sportmanagement’, Deniz Uysal, që njëherëshi është edhe menaxher i Muriqit, përcjell ‘Supersport’.
Sa kërkon Fenerbahce për shitjen e Muriqit?
Nuk mund të themi shifra për momentin, pasi të gjithë klubet kanë shfaqur interes, por nuk janë futur në oferta konkrete. Kur të vijnë edhe ofertat e para reale, do të ulemi me drejtuesit për të vendosur çmimin e kartonit të lojtarit.
Në Kosovë është një yll, a mund të jetë i tillë edhe në Itali?
Në vendin e tij nuk është një yll, por një hero i të ardhmes. Duhet ty’i bëjmë komplimente trajnerit Kice, që e zbuloi dhe besoi shumë te djaloshi, ndërsa sot po shijojmë rritjen e tij nga dita në ditë.