Categories Sport

Po kërkohet nga e gjithë Europa: Menaxheri i Vedat Muriqit flet për ofertat

Menaxheri i Vedat Muriqit, Deniz Uysal, ka thënë se për klientin e tij kanë shfaqur interesim shumë skuadra, por ende nuk ka oferta konkrete. Edhe pse ai u transferua gjatë verës së fundit te Fenerbahce, Vedat Muriqi është cak i shumë skuadrave të mëdha europiane.

Së fundmi u raportua se për sulmuesin e Kosovës ka shprehur interesim edhe gjiganti italian, Inter.’Nerazzurët’ kanë nisur monitorimin e sulmuesit prizrenas, ndërsa ‘Fcinternews.it’ ka intervistuar menaxherin e zyrës ‘KA Sportmanagement’, Deniz Uysal, që njëherëshi është edhe menaxher i Muriqit, përcjell ‘Supersport’.

Sa kërkon Fenerbahce për shitjen e Muriqit?

Nuk mund të themi shifra për momentin, pasi të gjithë klubet kanë shfaqur interes, por nuk janë futur në oferta konkrete. Kur të vijnë edhe ofertat e para reale, do të ulemi me drejtuesit për të vendosur çmimin e kartonit të lojtarit.

Në Kosovë është një yll, a mund të jetë i tillë edhe në Itali?
Në vendin e tij nuk është një yll, por një hero i të ardhmes. Duhet ty’i bëjmë komplimente trajnerit Kice, që e zbuloi dhe besoi shumë te djaloshi, ndërsa sot po shijojmë rritjen e tij nga dita në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME