Një 31 vjeçar shqiptar mëngjesin e kësaj të hëne është arratisur nga spitali i një burgu në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se 31 vjeçari shqiptar është arratisur nga Spitali i burgut të Rodosit, ku po trajtohej me koronavirus. 31-vjeçari, i akuzuar për vjedhje, ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit të Chania në Rodos për t’u gjykuar. Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e të riut shqiptar, policia vijon punën për kapjen e tij.
Categories
Lajme
Po kurohej nga koronavirusi, arratiset nga spitali shqiptari i dënuar në Greqi
