Categories Lajme

Po.licë para lokalit të Kokëdhimës, Bashkia Himarë: Nuk ka paguar asnjë taksë

Pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar nga pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima dhe turistëve spanjollë, policia ka marre masa sigurie per të mos lejuar funksionimin e lokalit. Para godinës ndodhej një polic këtë të hënë. Pranë hotelit dhe restorantit është banesa ku jeton familja e Mihal Kokëdhimës. Atje ndodhet bashkëshortja e tij. Përpjekja për ti marrë asaj versionin per ngjarjen është e kotë: “Asnjë koment, asnjë fjalë për asnjë media, është një pakt qe kam bere me veten time”, thotë ajo.

Burime nga Bashkia e Himarës bëjnë të ditur për Top Channel se ky restorant, që ka edhe shërbim hotelier, si dhe banesa e tij janë ndërtim pa leje. Gjithashtu ne Bashkinë e Himarës thonë se ky biznes nuk janë paguar taksat, ndërsa është ne proces legalizimi dhe nëse nuk do të ligjërohet në harkun e pak ditëve, atëherë burimet e pushtetit vendor thonë se godina mund edhe të shembet.

Ndërkohë plazhi ngjitur, i cili pak dite me parë menaxhohej nga familja Kokëdhima, këtë të hëne ishte i lire per çdo pushues apo turist. Kurse ne fshatin e tij te lindjes Qeparo banoret ishin te rezervuar per te folur ne lidhje me ngjarjen me turistet spanjolle.

Por një pjesë tjetër e banoreve qe nuk preferuan te flasin para cameras, nuk ndajnë këtë vlerësim pozitiv për të dhënë opinionet e tyre janë të ngjashme me ato qe shkruhen ne faqen e biznesit te tij. Të dielën Gjykata e Vlorës e la ne arrest me burg Mihal Kokëdhimën, ndërsa prokuroria ka ngritur 3 akuza ndaj tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME